info@quality-fertigbad.ch
Zgjidhje modulare për ndërtime moderne

Banjo parafabrikuara, modulet ngrohjes, elemente për instalime

Qoftë se planifikoni, ndërtoni apo rinovoni – ne ju ofrojmë zgjidhje të parafabrikuara që shkurtojnë kohën e ndërtimit, ulin kostot dhe garantojnë cilësi. Projektet tuaja. Modulet tona. Të kombinuara në mënyrë perfekte.

Cakto takim Kontakto
Nga ideja deri te realizimi

Ne e ndjekim projektin tuaj hap pas hapi

Quality FertigBad, ju qëndron pranë në çdo hap – nga planifikimi teknik deri te dorëzimi dhe instalimi i moduleve tona të parafabrikuara.
Fusha jonë kryesore është zhvillimi dhe prodhimi i moduleve të banjove të parafabrikuara, moduleve të ngrohjes dhe elementëve për instalime, të cilët prodhohen me saktësi, montohen shpejt dhe përshtaten sipas kërkesave të projektit tuaj.

Particle element

Pse të zgjidhni Quality FertigBad?

Sepse ne ofrojmë më shumë se thjesht produkte – ne ofrojmë zgjidhje.
Me përvojë nga Zvicra, arrijm të bëjmë prodhim modern në Kosovë me fokus të qartë duke ofruar cilësi ne sisteme modulare që kursejnë kohë dhe kosto.
Modulet tona të banjove, ngrohjes dhe elementeve per instalime prodhohen me saktësi dhe janë të menduara deri në detajin e fundit – që projektet tuaja të realizohen me saktesi, më sigurt dhe në mënyrë më të qëndrueshme.

Saktësi teknike falë parafabrikimit industrial.
Besueshmëri në planifikim, prodhim dhe dorëzim.
Përshtatshmëri ndaj çdo kërkese specifike të projektit.
Partneritet i ndërtuar mbi respekt dhe profesionalizëm.

Zgjidhni Quality FertigBad – aty ku cilësia, efikasiteti dhe besimi bashkohen.

Projektet tona

Çdo projekt ka historinë e vet – dhe ne jemi krenarë që jemi pjesë e realizimit të këtyre projekteve.
Modulet tona të banjove shërbejn për komplekse moderne banimi, modulet e ngrohjes për teknologji efikase energjetike dhe elemente për instalime sanitare – modulet tona përdoren me sukses në projekte të ndryshme në Zvicër, Gjermani dhe Kosovë.

Një përzgjedhje nga referencat tona tregon se çfarë mund të arrijëm me sisteme modulare.

Projekte
Për çdo sfidë – kemi një zgjidhje

Shërbimet tona

Tek Quality FertigBad ju ofrojmë zgjidhje të parafabrikuara me saktësi ne bazuar tri fusha kryesore.
Shërbimet tona janë të fokusuara në shpejtësi, cilësi dhe përshtatshmëri – si për ndërtimet e reja, ashtu edhe për renovime apo projekte ndërtimi serike.

Banjo të parafabrikuara
Module banjoje të gatshme plotësisht, të prodhuara në fabrikë dhe të gatshme për montim – ideale për banesa, hotele apo sektorin shëndetësor etj.
Module të ngrohjes
Sisteme ngrohjeje të para-montuara – efikase, të kursyeshme në hapësirë dhe gati për instalim.
Elemente per instalime
Mure sanitare të gatshme për instalim – të qëndrueshme, funksionale dhe të lehta për montim, të përshtatshme për çdo hapësirë apo projekt.
Cilësi që bind

Modul pas moduli

Produktet tona nuk janë rezultat i rastësisë, por i planifikimit të kujdesshëm dhe prodhimit me standarde të larta. Çdo detaj planifikohet. Çdo modul kontrollohet. Çdo dorëzim bëhet në kohë.